“Ebu Musai na ka thënë: Na ka treguar Hashim ibn Kasimi, e këtij i ka treguar Is'hak ibn Seidi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Çfarë do të bëni atëherë kur nuk do të mund të mblidhni as dinarë, as dërhemë (për xhizje)?” - E si do të ndodhë kjo, o Ebu Hurejre? - e pyetën. - Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Ebu Hurejrës, se e kam të dëgjuar nga i sinqerti që i është thënë e vërteta. - Si ashtu? - Do të shkelet shenjtëria e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij ﷺ, si pasojë, Allahu do t'i ngurtësojë zemrat e dhimive, të cilët do të refuzojnë të japin pasuritë e tyre.”