“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Hamzai se Ameshi tregon: “E pyeta Ebu Vailin: “Ke marrë pjesë në (Betejën) Sifin? Ai u përgjigj: “Po, e kam dëgjuar Sehël ibn Hunejfin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) të thotë: “Fajësojeni mendjen tuaj! Unë kam qenë i pranishëm ditën e ndodhisë së Ebu Xhendelit dhe, sikur të kisha pasur mundësi ta refuzoja urdhrin e Pejgamberit ﷺ, do ta bëja. Sa herë që luftonim për Allahun, edhe pse na rëndonin, gjithnjë na lehtësohej puna në diçka më të mirë, përveç kësaj në të cilën ndodhemi ne tani.””