“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ademi, e këtij i ka treguar Jezid ibn Abdulazizi, e ky nga babai i tij, e këtij i ka treguar Habib ibn Ebu Thabiti se Ebu Vaili tregon: “Teksa ishim në Sifin, Sehël ibn Hunejfi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u ngrit dhe tha: “O njerëz, fajësojeni mendjen tuaj. Kemi qenë së bashku me Pejgamberin ﷺ në Hudejbije dhe, sikur të mund të luftonim, do ta bënim, por erdhi Omer ibn Hatabi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, a nuk jemi ne në të vërtetën, ndërsa ata në të kotën?” - “Ashtu është” , - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. - A nuk janë të vrarët tanë në Xhenet, ndërsa të vrarët e tyre në Zjarr? - “Ashtu është.” - Atëherë, përse të pranojmë përuljen në fenë tonë? Të kthehemi, përderisa Allahu ende nuk e ka përmbyllur gjykimin mes nesh dhe atyre? - “O Ibn Hatab, unë jam i Dërguari i Allahut. Allahu kurrë nuk do të më lërë të humbur”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Omeri shkoi tek Ebu Bekri dhe ia tha të njëjtat fjalë sikurse Pejgamberit ﷺ. Ai i tha: “Ai është i Dërguari i Allahut. Allahu kurrë nuk do ta lërë të humbur.” Atëherë zbriti surja Fet'h. Kështu, Pejgamberi ﷺ ia lexoi Omerit të tërën, e në atë rast Omeri pyeti: “O i Dërguari i Allahut, vallë, fitore është kjo? - “Po”, - i tha Pejgamberi ﷺ.””