“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Hatimi, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në kohën kur kurejshët lidhën marrëveshje paqeje dhe armëpushimi me të Dërguarin e Allahut ﷺ, erdhi nëna ime idhujtare me babanë e saj (për të më takuar). Andaj, e pyeta Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, nëna ime ka ardhur tek unë dhe dëshiron të më vizitojë. A t'i mbaj lidhjet me të?” - “Po, mbaji lidhjet me të” , - m'u përgjigj i Dërguari i Allahut ﷺ.””