“Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Eklipsi i Diellit dhe Hënës nuk ndodh si pasojë e vdekjes ose lindjes së ndonjë njeriu, mirëpo ato janë argumente të Allahut. Andaj, kur ta shihni (eklipsin) duke ndodhur, faluni.””