“Ismail ibn Ebu Uvejsi na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dielli dhe Hëna janë argumente të Allahut. Eklipsi i tyre nuk ndodh si pasojë e vdekjes ose lindjes së ndokujt. Andaj, kur ta shihni (eklipsin) duke ndodhur, përmendeni Allahun.””