“Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Xhurejxhi, e ky nga Atai se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ shihte ndonjë re të dendur në qiell, endej sa andej, sa këndej, hynte brenda e dilte jashtë dhe i ndryshonte fytyra. Nëse binte shi, çlirohej. Kështu, Aishja e pyeti rreth kësaj, e në atë rast ai tha: “E si ta di, ndoshta ndodh sikur me atë popullin që patën thënë: “Dhe, kur panë një re që u duk se vinte në drejtim të luginave të tyre, ata thanë: “Kjo re po sjell shiun! Jo!, - u përgjigj ai, - kjo është ajo që ju e keni shpejtuar: një erë që bart një dënim të dhembshëm.” (Ahkaf, 24)”