“Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Mahledi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Transmetimin e Mahledit e fuqizon Ebu Asimi nga Ibn Xhurejxhi i cili thotë: Më ka rrëfyer Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur Allahu e do një rob, i thërret Xhibrilit: “Allahu e do filanin, andaj duaje edhe ti.” Kështu, edhe Xhibrili fillon ta dojë. Pastaj, Xhibrili thërret ndër banorët e qiellit: “Allahu e do filanin, andaj duajeni edhe ju.” Kështu, të gjithë banorët e qiellit fillojnë ta duan atë. Kështu, bëhet i pranueshëm edhe në Tokë.””