“Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Merjemi, e këtij i ka rrëfyer Lejthiu, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Xhaferi, e ky nga Muhamed ibn Abdurrahmani, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ ka thënë: “Melekët zbresin mbi re dhe i përmendin çështjet e paracaktuara qiellore, kurse shejtanët i dëgjojnë (disa fjalë) vjedhurazi dhe ua tregojnë falltarëve duke i mbështjellë me njëqind gënjeshtra nga vetvetja.””