“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme dhe Agarri se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në ditën e premte, në çdo derë të xhamisë vendoset nga një melek, i cili i shkruan emrat (e atyre që hyjnë) , një nga një. Kur imami ulet (në minber) , ata i mbyllin fletushkat dhe vijnë për të dëgjuar hutben.””