“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu se Seid ibn Musejebi tregon: “Teksa Hasani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) po këndonte poezi, në xhami hyri Omeri. Ai i tha: “Këndoja poezi në këtë xhami, atëkohë kur në të ndodhej ai që ishte më i mirë se ti.” Pastaj u kthye nga Ebu Hurejra dhe i tha: “Po të bëj be në Allahun, a e ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke më thënë: “Përgjigju (atyre) për mua! O Allah, ndihmoje me Shpirtin e Shenjtë!” ? Ai i tha: “Po.””