“Ferve na ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mus'hiri, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Harith ibn Hishami e pyeti Pejgamberin ﷺ: “Si të vjen shpallja?” Ai iu përgjigj: “Më vjen në të gjitha format: ndonjëherë më vjen sikurse tingëllima e ziles dhe, kur (meleku) largohet, unë tanimë e kam nxënë atë që më është shpallur, lloj ky që është më i rëndi për mua; ndonjëherë meleku më paraqitet në formë të ndonjë burri dhe më flet, sakaq unë e mësoj atë që më thotë.””