“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Atë që i dhuron dy lloje të pasurisë në rrugën e Allahut, rojat e (portave të) Xhenetit do ta thërrasin: “O filan, eja këtu.” Në atë rast Ebu Bekri tha: “O i Dërguari i Allahut, ky është ai që nuk shkatërrohet.” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Shpresoj që ti të jesh prej tyre.””