“Sad ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Shejbaniu, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme, e ky nga Zejnebe bint Ebu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “M'u paraqitën menstruacionet teksa isha e shtrirë nën mbulesë kadifeje së bashku me Pejgamberin ﷺ, andaj u largova fshehurazi dhe i vesha rrobat e kohës së menstruacioneve.” Ai më pyeti: - “T'u paraqitën menstruacionet?” - Po, - i thashë. Atëherë më ftoi dhe u futa bashkë me të nën mbulesën e kadifesë. Zejnebja ka thënë: “Po ashtu, ajo më ka treguar se Pejgamberi ﷺ e puthte edhe pse ishte agjërueshëm, si dhe pastroheshin nga xhunubllëku së bashku nga një enë e përbashkët.””