“Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme, e ky nga Zejnebe bint Ebu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa isha shtrirë me Pejgamberin ﷺ nën një mbulesë kadifeje, m'u paraqitën menstruacionet, andaj u largova fshehurazi dhe i vesha rrobat e menstruacioneve, ndërsa ai më tha: - “T'u paraqitën menstruacionet?” - Po, - i thashë. Atëherë më ftoi dhe u shtriva me të nën atë mbulesë kadifeje.””