“Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka qenë njeriu më bujar, e bujaria e tij arrinte kulmin gjatë Ramazanit, kur e takonte Xhibrili. E takonte atë çdo natë Ramazani dhe e mësonte Kuranin me të. Kur të Dërguarin e Allahut ﷺ e takonte Xhibrili, në vepra të mira ka qenë më bujar sesa era që fryn (plot mirësi).” Transmetohet nga Abdullahu se ka thënë: “Ngjashëm na ka treguar edhe Mameri, me këtë sened. Ebu Hurejra dhe Fatimja kanë transmetuar nga Pejgamberi ﷺ se Xhibrili ia lexonte Kuranin.””