“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu se Ibn Shihabi tregon se Omer ibn Abdulazizi e vonoi pak namazin e ikindisë. Në atë rast Urve i tha: “Xhibrili ka zbritur dhe është falur para të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Omeri ia ktheu: “Kujtohu mirë çfarë po flet, o Urve!” Urve i tha: “E kam dëgjuar Beshirin, të birin e Ebu Mesudit, të thotë: “E kam dëgjuar Ebu Mesudin se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Xhibrili zbriti dhe më priu në namaz, ndërsa unë u fala me të. Pastaj u fala me të. Pastaj u fala me të. Pastaj u fala me të. Pastaj u fala me të.” Dhe, me gishta, i numëroi pesë namaze.””