“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Sumeji, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur imami thotë: “Semiallahu limen hamideh”, thoni: “Allahume Rabena lekel hamd”, sepse atij, fjala e të cilit përputhet me fjalën e melekëve, i falen mëkatet e kaluara.””