“Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fulejhu, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Hilal ibn Aliu, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Amra se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ju llogariteni se jeni në namaz për aq sa jeni duke e pritur namazin dhe melekët thonë: “O Allah, fale atë dhe mëshiroje!” - për sa kohë që nuk është larguar nga vendfalja ose nuk e prish abdesin.””