“Muhamed ibn Abdullah ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Abdullah Ensariu, e ky nga Ibn Avniu, e këtë e ka lajmëruar Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kush pretendon se Muhamedi ﷺ e ka parë Zotin e vet, e ka tepruar. Por, ai e ka parë Xhibrilin në formën dhe natyrën e tij origjinale, teksa e kishte mbuluar tërë horizontin.””