“Muhamed ibn Jusufi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Zekerija ibn Ebu Zaide, e ky nga Ibn Eshvai, e ky nga Shabiu se Mesruku thotë: E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Po ku po mbetet ajeti: “Pastaj iu afrua e iu lëshua, sa largësia midis dy harqeve ose edhe më afër.” ? (Nexhm, 8-9) Aishja u përgjigj: “Ai ka qenë Xhibrili. Zakonisht i paraqitej në formën e njeriut, por këtë herë i qe paraqitur në formën e vet origjinale dhe e kishte zënë horizontin.””