“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky e ka dëgjuar Ebu Selemen se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Pastaj, për një periudhë kohore, m'u vonua shpallja dhe, një ditë, teksa po ecja, dëgjova një zë nga qielli. Kur ngrita shikimin drejt qiellit, pashë melekun, që më ishte paraqitur në shpellën Hira, ulur në një karrige mes qiellit dhe Tokës. Aq shumë më kaploi frika nga kjo pamje, saqë rashë përtokë. Shkova në shtëpi dhe thashë: “Më mbuloni! Më mbuloni!” Atëherë Allahu i zbriti ajetet: “O ti i mbështjellë! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje! Petkat e tua pastroji dhe largohu nga ndyrësia!” (Mudethir, 1-5) Ebu Seleme ka thënë: “Me fjalën "ndyrësia" , janë për qëllim idhujt.””