“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja. Halife më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja, e ky nga Ebu Alije, e këtij i ka treguar i biri i xhaxhait të Pejgamberit ﷺ Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Natën kur më ngritën në qiell, e pashë Musain ﷺ: një burrë i zeshkët, i gjatë dhe flokëdredhur, sikurse të ishte nga fisi shenue. Pastaj e pashë Isain ﷺ: një burrë mesatar, i kuq në të bardhë dhe flokëgjatë. Po ashtu, e pashë Malikun, rojtarin e Zjarrit, si dhe Dexhallin, në mesin e shumë mrekullive që Allahu m'i shfaqi. Andaj, mos ki dyshime rreth takimit me të.” Enesi dhe Ebu Bekrete transmetojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Melekët e ruajnë Medinën nga Dexhalli.””