“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Lejth ibn Sadi, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që vdes, i shfaqet vendqëndrimi (i botës tjetër) , mëngjes e mbrëmje. Nëse është banor i Xhenetit, (i shfaqet vendi) i banorëve të Xhenetit, e, nëse është banor i Zjarrit, (i shfaqet vendi) i banorëve të Zjarrit.””