“Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemam ibn Munebihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Grupi i parë që do të hyjnë në Xhenet do të kenë pamjen e hënës së plotë. Aty nuk pështyjnë, nuk u rrjedhin hundët dhe nuk kryejnë nevoja fiziologjike. Enët i kanë të arta, krehrit të artë e të argjendtë, parfumi i tyre është bima e aloesë, ndërsa djersët e tyre janë myshk. Secili posedon nga dy gra, të cilave, nga bukuria, u shihet palca e këmbëve përtej mishit. Nuk kanë mospajtime e as urrejtje mes vete dhe zemrat e tyre janë si një zemër e vetme. E madhërojnë Allahun mëngjes e mbrëmje.””