“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Grupi i parë që do të hyjnë në Xhenet do të kenë pamjen e hënës së plotë, ndërsa të tjerët pas tyre si ylli më i shndritshëm. Zemrat e tyre janë si një zemër e vetme, nuk kanë mospajtime e as urrejtje mes vete. Secili posedon nga dy gra, të cilave, nga bukuria, u shihet palca e këmbëve përtej mishit. E madhërojnë Allahun mëngjes e mbrëmje. Nuk sëmuren, nuk u rrjedhin hundët dhe nuk pështyjnë. Do të kenë enë të arta e të argjendta, krehër të artë, materiali i parfumit të tyre është bima e aloesë, - Ebu Jemani ka thënë: “Janë për qëllim shkopinjtë aromatikë, - ndërsa djersët e tyre janë myshk.””