“Muhamed ibn Ebu Bekër Makademi na ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shtatëdhjetë mijë veta prej umetit tim, - ose ka thënë: shtatëqind mijë, - do të hyjnë në Xhenet të gjithë së bashku, saqë të parët nuk hyjnë pa hyrë edhe të fundit. Fytyrat e tyre janë sikurse hëna e plotë.””