“Abdullah ibn Muhamed Xhufiu na ka thënë: Na ka treguar Junus ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Shejbani, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i dhuruan një xhybe mëndafshi, saqë njerëzit u mahnitën nga bukuria e saj, ndërkohë ai kishte ndaluar përdorimin e mëndafshit (për burra).” Ai tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se mindilët (shamitë e dorës) e Sad ibn Muadhit në Xhenet janë më të mirë se kjo.””