“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “ Të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën një xhybe mëndafshi dhe njerëzit filluan të habiten nga bukuria dhe butësia e saj.” Por, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Mindilët (shamitë e dorës) e Sad ibn Muadhit në Xhenet janë më të çmueshëm se kjo.””