“Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi se Ebu Vaili tregon: “Dikush i tha Usames (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Sikur të shkoje te filani (Othmani) dhe të flisje me të (rreth fitnes).” Ai u tha: “Ju po mendoni se nuk flas me të meqë nuk po ju tregoj?! Unë flas me të (për këto çështje) në fshehtësi, pa hapur një derë (atë të fitnes), gjë që nuk dua të jem unë i pari që e hap atë derë. Pas një hadithi që e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, askujt nuk i them se është më i miri i njerëzve, madje edhe në qoftë prijësi im.” Ata e pyetën: “E çfarë e ke dëgjuar të thotë? E kam dëgjuar të thotë: “Ditën e Kiametit, njeriu do të sillet dhe do të hidhet në Zjarr, ku do t'i përhapen zorrët nëpër zjarr. Ai do të ecë rreth tyre siç ecën gomari rreth rrotës së mullirit. Banorët e Zjarrit do të tubohen rreth tij dhe do ta pyesin: “O filan, ç'është puna jote? A nuk urdhëroje për të mirë e na ndaloje të keqen (në dynja) ?” Ai do të përgjigjet: “Ju urdhëroja për të mirë, porse vetë nuk e punoja, si dhe ju ndaloja të keqen, porse vetë e punoja.” E transmeton edhe Gunderi nga Shuëbe, e ky nga Ameshi.”