“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Isai, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberit ﷺ iu bë sihër dhe, si pasojë e kësaj, i përfytyrohej se bënte diçka, të cilën në realitet nuk e bënte. Kështu vazhdoi derisa një ditë u lut gjatë, pastaj më tha: “E di se Allahu më lajmëroi ku e kam shërimin? Erdhën dy burra dhe njëri u ul te koka ime, ndërsa tjetri te këmbët. Njëri i tha tjetrit: - Çfarë sëmundjeje ka ky burrë? - I është bërë sihër , - tha tjetri. - Kush i ka bërë sihër ? - pyeti i pari. - Lebid ibn Asami. - Në çfarë? - Në krehër me flokë dhe thekun e hurmës. - Ku janë të vendosura këto? - Në Pusin Dhervan, - tha tjetri.” Kështu, Pejgamberi ﷺ shkoi atje dhe, kur u kthye, më tha: “Frutat e kësaj hurme (afër pusit) dukeshin si koka shejtanësh.” Unë e pyeta: “E nxore, vallë ( sihri n ose sihërbazin)?” Ai më tha: “Jo, sepse Allahu më ka shëruar dhe u frikësova se mund të nxiste telashe ndër njerëz.” Më pas, pusi u mbyll tërësisht.””