“Ismail ibn Ebu Uvejsi na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejman ibn Bilali, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që bie në gjumë, shejtani ia lidh tri nyja pas kokës dhe, duke e goditur secilën nyjë (thotë) : “Qoftë një natë e gjatë për ty, andaj fli!” Nëse (personi) zgjohet dhe e përmend Allahun, i zgjidhet njëra nyjë. Nëse merr abdes, i zgjidhet nyja tjetër. Dhe, nëse falet, i zgjidhen të gjitha nyjat, rrjedhimisht gdhihet aktiv dhe shpirtmirë, në të kundërtën, gdhihet shpirtkeq dhe dembel.””