“Jahja ibn Xhaferi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Abdullah Ensariu, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Atai se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur fillon të bjerë errësira e natës, mbani fëmijët tuaj brenda, sepse atëherë shpërndahen shejtanët. Pasi të kalojë një pjesë e mbrëmjes, lejoni të dalin. Po ashtu: mbyllni dyert duke thënë “bismilah”, fikni fanarët duke thënë “bismilah”, lidhni grykat e enëve të lëkurës duke thënë “bismilah”, mbuloni enët tuaja duke thënë “bismilah”, madje duke vendosur mbi to çfarëdo qoftë .””