“Mahmud Gajlani më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ali ibn Husejni se Safije bint Hujeji (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në itikaf, shkova ta vizitoja gjatë natës. Bisedova pak me të, pastaj u ngrita për t'u kthyer, por ai u ngrit me mua për të më përcjellë, - ajo banonte në shtëpinë e Usame ibn Zejdit. - Aty pranë kaluan dy burra ensarë dhe, kur e panë Pejgamberin ﷺ, shpejtuan. Pejgamberi ﷺ u tha: “Mos u ngutni, kjo është Safije bint Hujeji.” Ata i thanë: “Subhanallah, o i Dërguari i Allahut!” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Shejtani qarkullon te njeriu siç qarkullon gjaku, andaj u frikësova mos po fut ndonjë të keqe, - ose ka thënë: diçka, - në zemrat tuaja.””