“Hasen ibn Rabiu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e ky nga Eshathi, e ky nga babai i tij, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta Pejgamberin ﷺ në lidhje me shpërqendrimin e njeriut në namaz, e në atë rast më tha: “Ajo është gjë e grabitur, që shejtani e grabit prej namazit të ndokujt prej jush.””