“Ebu Mugire na ka thënë: Na ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Jahjai, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katade, e ky nga babai i tij, e ky nga Pejgamberi ﷺ. [t]: Sulejman ibn Abdurrahmani më ka thënë: Na ka treguar Velidi, e këtij i ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Ebu Katade se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ëndrrat e mira janë prej Allahut, ndërsa të këqijat janë prej shejtanit. Nëse dikush sheh një ëndërr të keqe, prej së cilës frikohet, le të pështyjë lehtë në të majtë dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut prej dëmit të saj, se kështu ajo nuk e dëmton.””