“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Sumeji, i çrobëruari i Ebu Bekrit, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që thotë njëqind herë në ditë: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh. Lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë) ”, i numërohen sikur t'i ketë liruar dhjetë robër, i shkruhen njëqind të mira e i fshihen njëqind mëkate dhe i bëhen strehim kundrejt shejtanit për tërë ditën deri në mbrëmje. Askush nuk ka vepruar diçka më me vlerë se kjo, përveç atij që punon (thotë) më shumë se kaq.””