“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Abdulhamid ibn Abdurrahman ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Muhamedi, i biri i Sad ibn Ebu Vekasit se babai i tij Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa disa gra ishin duke biseduar me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe po e tepronin duke i ngritur zërat, Omeri kërkoi leje për të hyrë. Me të dëgjuar Omerin, ato nxituan për të kaluar në pjesën pas perdes dhe Pejgamberi ﷺ, duke qeshur, i dha leje Omerit për të hyrë. Omeri i tha: “Allahu të bëftë gjithnjë të qeshur, o i Dërguari i Allahut!” Pejgamberi ﷺ i tha: “U habita me këto që janë të pranishme, kur dëgjuan zërin tënd, nxituan për të kaluar në pjesën pas perdes.” Omeri i tha: “Ama, ti, o i Dërguari i Allahut, je më meritor që të kenë frikërespekt ndaj teje!” Pastaj u ngrit dhe tha: “Oj armiket e vetvetes, po keni frikërespekt ndaj meje, ndërsa për të Dërguarin e Allahut ﷺ jo?!” Ato i thanë: “Po, sepse ti je më nevrik dhe më i vrazhdë se i Dërguari i Allahut.” Pejgamberi ﷺ tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im se, sa herë që shejtani të has ty në ndonjë rrugë, detyrohet të ndjekë rrugë tjetër.””