“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Kethiri, e ky nga Atai se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mbuloni enët, lidhni grykat e enëve të lëkurës, mbyllni dyert dhe mbani fëmijët brenda në mbrëmje, sepse atëherë xhinët shpërndahen dhe rrëmbejnë gjëra. Fikni fanarët kur të shtriheni (për të fjetur) , sepse miu mund ta tërheqë fitilin dhe t'i djegin banorët e shtëpisë.” Ibn Xhurejxhi dhe Habibi transmetojnë nga Atai se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: “... sep se atëherë shejtanët.””