“Abde ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka rrëfyer Jahja ibn Ademi, e ky nga Israili, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim me të Dërguarin e Allahut ﷺ në një shpellë (në Mina), iu shpall surja Murselat. Ne e mësonim atë nga goja e tij. Papritmas, na doli një gjarpër nga një vrimë. Ne iu vërsulëm për ta mbytur, por ai na iku dhe u fut sërish në vrimë. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “I shpëtoi së keqes suaj ashtu siç i shpëtuat ju së keqes së tij.” Njëjtë është transmetuar edhe nga Israili, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame, e ky nga Abdullahu, i cili ka thënë: “Ne e mësonim atë nga goja e tij, të freskët. (Këtë transmetim nga) Mensuri e fuqizon Ebu Avane nga Mugire. Ndërkaq, Hafsi, Ebu Muaviu dhe Sulejman ibn Karmi e transmetojnë nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi, e ky nga Abdullahu.””