“Nasr ibn Aliu na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdulalai, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Omeri, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një grua hyri në Zjarr për shkak se e mbajti një mace lidhur: as e ushqeu, as e lëshoi të ushqehej vetë me gjallesa të tokës.” Imam Buhariu ka thënë: “Ubejdullahu na ka treguar të njëjtën nga Seid Makburiu, e ky nga Ebu Hurejra.””