“Ismail ibn Ebu Uvejsi na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka treguar: “Një pejgamber u ndal të pushojë nën një pemë, ku një milingonë e pickoi. Kështu, ai urdhëroi që të largohen plaçkat nga hija e pemës, dhe të digjet tërë vendbanimi i tyre . Atëherë, Allahu i shpalli duke i thënë: “Sikur ta mbysje vetëm njërën?!””