“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij, e ky nga Zejnebe bint Ebu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Umu Sulejmi i tha Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Allahu nuk turpërohet nga e vërteta: (andaj) nëse femra ejakulon në gjumë, a i obligohet gusli?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po, nëse sheh se është lagur.” Atëherë, Umu Seleme qeshi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! A edhe gruaja ejakuluaka?” Pejgamberi ﷺ i tha: “E si do t'i ngjante fëmija asaj?””