“Ebu Kurejbi dhe Musa ibn Hazimi na kanë thënë: Na ka treguar Husejn ibn Aliu, e ky nga Zaide, e ky nga Mejsera Eshxhaiu, e ky nga Ebu Hazimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ju porosis të silleni mirë me gratë, sepse ato janë të krijuara prej brinjës. Ndërkaq, pjesa më e lakuar në brinjë është maja e saj. Nëse tenton ta drejtosh, do ta thyesh, e, nëse e lë, do të vazhdojë si e lakuar. Prandaj, silluni mirë me to.””