“Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Zejd ibn Vehbiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ, i sinqerti që i është thënë e vërteta, ka thënë: “Çdo njeriu i tubohet krijimi në mitrën e nënës së tij për dyzet ditë, pastaj, për po aq ditë, shndërrohet në copë të varur gjaku , më pas, për po aq ditë, shndërrohet në copë mishi (sikurse mishi i përtypur) . Pastaj, Allahu dërgon një melek, të cilit i urdhërohen katër gjëra, e në atë rast personit i shkruhet: vepra, jetëgjatësia, furnizimi dhe nëse do të jetë fatzi apo i lumtur (në botën tjetër) . Më pas, i fryhet shpirti në të. Ndodh që ndokush të punojë vepra të banorëve të Zjarrit, saqë nuk mbetet mes tij dhe Zjarrit më shumë se një kut, por libri ia parakalon, rrjedhimisht punon vepra të banorëve të Xhenetit dhe futet në të. Po ashtu, ndodh që njeriu të punojë vepra të banorëve të Xhenetit, saqë nuk mbetet mes tij dhe Xhenetit më shumë se një kut, por libri i tij ia parakalon, rrjedhimisht punon vepra të banorëve të Zjarrit dhe hyn në të.””