“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Bekër ibn Enesi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ﷻ ia ka obliguar një meleku përkujdesjen ndaj mitrës (fazave të krijimit të njeriut në barkun e nënës) dhe të thotë (për secilën fazë) : “O Zoti im, embrion! O Zoti im, gjak i ngjizur! O Zoti im, copë mishi!” E, kur të vijë koha për ta kompletuar krijimin e tij, thotë: “O Zoti im, mashkull apo femër? O Zoti im, fatzi apo i lumtur? Sa rrizk e sa jetëgjatësi?” Pra, këto i shkruhen duke qenë në barkun e nënës.””