“Kajs ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Imran Xhevniu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke ia atribuuar këtë fjalë Pejgamberit ﷺ, ka thënë: “Allahu, të dënuarit me dënimin më të lehtë në Xhehenem, do t'i thotë: “Sikur të posedoje gjithçka në Tokë, a do ta flijoje për të shpëtuar nga kjo?” - Po, - përgjigjet ai. Atëherë Allahu ia kthen: “Teksa ishe në shpinën e Ademit, të kërkova diçka edhe më të lehtë se kjo: të mos më bëje ortak. Por, ti nuk doje ndryshe, përveçse të më bëje ortak.””