“Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e këtij i ka treguar Bukejri, e ky nga Kurejbi, i çrobëruari i Ibn Abasit se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ hyri në Qabe, gjeti një pikturë të Ibrahimit ﷺ dhe një të Merjemes, e në atë rast tha: “Ata (kurejshët) kanë dëgjuar se melekët nuk hyjnë në atë shtëpi që ka piktura (frymorësh) . Ky është Ibrahimi i pikturuar. Ai kurrë nuk ka hedhur shigjeta për të kërkuar fatin.””