“Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka rrëfyer vëllai im Abdulhamidi, e ky nga Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Seid Makburiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit, Ibrahimi do ta takojë babanë e vet, Azerin, i cili do ta ketë fytyrën me tym e pluhur. Kështu, Ibrahimi do t'i thotë: “A nuk të pata thënë: “Mos më kundërshto?” Babai i tij do t'i thotë: “Sot nuk po të kundërshtoj.” Ibrahimi do të thotë: “O Zot, më ke premtuar se nuk do të më turpërosh ditën kur njerëzit do të ringjallen. A ka turp më të madh për mua sesa babai të jetë i larguar (nga mëshira) ?” Allahu i Lartësuar i thotë: “Unë e kam bërë të ndaluar Xhenetin për jobesimtarët. O Ibrahim, shiko te këmbët!” Kur Ibrahimi shikoi, pa një hienë të zhytur në gjak dhe ndyrësirë, të cilën e morën për këmbësh dhe e hodhën në Zjarr.””