“Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e këtij i ka treguar Mugire ibn Numani, e këtij i ka treguar Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ju do të ringjalleni këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pasynetuar.” Pastaj lexoi ajetin: “Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë”, (Enbija, 104) pastaj vazhdoi: “Të parit që do t'i vishen rrobat Ditën e Kiametit do të jetë Ibrahimi. Disa shokë të mi do të rrëmbehen nga e majta, kurse unë do të them: “Shokët e mi! Shokët e mi!” Por, më thonë: “Qëkurse je ndarë prej tyre, këta (të rrëmbyerit) janë kthyer në injorancë.” Atëherë, unë do të them ashtu siç ka thënë robi i mbarë (Isai ﷺ) : “Unë nuk u kam thënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke urdhëruar Ti: Kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe, qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë. Nëse Ti i dënon ata, janë robërit e Tu, e, nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (Maide, 117-118)”